5 persona të lënduar nga përplasje e rëndë mes një veture dhe furgoni, në rrugën Studeniçan-Zelenikovë

Pesë persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë, rreth orës 20:15, në rrugën lokale Studeniçan–Zelenikovë, pranë fshatit Oreshan të Shkupit.
Sipas MPB-së, në aksident janë përfshirë një veturë “Opel Astra”, e drejtuar nga një 22-vjeçar nga Zelenikova, dhe një furgon “Volkswagen Transporter”, i drejtuar nga një 45-vjeçar nga Batinca.
Drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ndërsa drejtuesi i furgonit dhe tre bashkudhëtarët e tij janë trajtuar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.



