Gashi: Nuk është në interes të qytetarëve e as të partive të bllokohen ligjet

Tani për tani nuk ka shumicë për ligjet që duhet miratuar me badenter dhe as konsensus mes partive politike. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se partitë duhet të tejkalojnë veten për interesat e qytetarëve. Sipas Gashit, bllokimi i Kuvendit nuk shkon në favor të asnjë subjekti e aq më pak të qytetarëve.
“Sa i përket ligjeve që presin për miratim nga badenteri, ju e dini se janë disa ligje, ende nuk ka ndonjë vendim të caktuar se kur do të kemi konsensus edhe pse në të kaluarën kemi votuar mjaftë ligje me badenter të vogël dhe të madh, por tani janë ligjet që janë bllokuar. Besoj se dialogu mes partive politike duhet të zhvillohet. Nuk është në interes të qytetarëve edhe të asnjë partie politike që të kemi bllokim të institucioneve dhe të ligjeve”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.



