Ministri Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se, si rezultat i kontrolleve të realizuara në shoqëritë financiare që ofrojnë kredi të shpejta, qytetarëve do t’u kthehen 140 milionë denarë, ndërsa shuma e përgjithshme që pritet të rikthehet mund të arrijë deri në 200 milionë denarë.

Ministri Durmishi theksoi se mbrojtja e interesave ekonomike të qytetarëve dhe e të drejtave të konsumatorëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Gjatë tre muajve të fundit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka realizuar kontrolle në 27 shoqëri financiare, me ç’rast janë shqiptuar 18 masa inspektuese, ndërsa gjobat do të arrijnë deri në 100 mijë euro.

Durmishi nënvizoi se asnjë kompani nuk duhet të ndërtojë fitimin e saj mbi vështirësitë financiare të qytetarëve dhe se nuk do të tolerohen praktikat e pandershme dhe mashtruese tregtare.

Ministri paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve të intensifikuara, duke garantuar mbështetje të plotë institucionale për zbatimin joselektiv të ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Kthimi i deri në 200 milionë denarëve te qytetarët përbën një rezultat konkret të angazhimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në mbrojtjen e interesave financiare të qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button