Naser Ziberi: I tërë sistemi i burgjeve është në gjendje të keqe

Avokati i popullit Naser Ziberi ka deklaruar se ekzistojnë rregulla se në çfarë hapësira mundë të lëvizin të burgosurit. Duke folur për zhvillimet e fundit në Idrizovë, Ziberi tha se të burgosurit assesi nuk mund të kenë qasje në pjesën e video incizimeve.
“Momenti kur të burgosurit i kapin kamerat, i kapin kamerat tjera dhe si i lëvizin ndodh në fillim të aksionit. Të gjithë këto ngjarje dhe fakti se i burgosuri mund të ketë qasje deri tek hapësirat kur ruhen ato pajisje, i komprometon video-incizimet dhe me një dozë rezervë mund t’i cilësojmë se prova të vlefshme për të treguar gjendjen reale, dhe njëkohësisht edhe për të nxjerr konkluza për aksionin edhe për tejkalimin eventual të kompetencave nga ana e pjesëtarëve të MPB-së”, deklaroi Ziberi në emisioni në Top Telma, transmeton alfax.mk
Ai shtoi se kjo flet në përgjithësi për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet i tërë sistemi i burgjeve, posaçërisht ai i Idrizovës.

