Mbreti i Arabisë Saudite shkarkon komandantin e koalicionit kundër Huthive në Jemen

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz nxori një dekret mbretëror për zëvendësimin e Fahd Al-Salmanit nga posti i komandantit të Forcave të Përbashkëta, të cilat menaxhojnë dhe koordinojnë operacionet e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, transmeton Anadolu.
Sipas dekretit, Al-Salman është emëruar këshilltar i ministrit të Mbrojtjes për çështjet ushtarake ndërsa Fayyad Al-Ruwaili do të marrë detyrën e komandantit të Forcave të Përbashkëta, duke vazhduar njëkohësisht të shërbejë si shef i Shtabit të Përgjithshëm, raportoi agjencia saudite e shtypit (SPA).
Mbreti e nxori urdhrin me rekomandimin e ministrit të Mbrojtjes, Princit Khalid bin Salman, pas shqyrtimit të rregulloreve që rregullojnë shërbimin e oficerëve ushtarakë dhe dekreteve përkatëse mbretërore, njoftoi agjencia.
Riorganizimi i posteve vjen në një kohë kur që nga korriku është shtuar numri i sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit kundër Arabisë Saudite.



