Gashi: Jemi të angazhuar për një marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ende nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter. Ai theksoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa po punohet për arritjen e një marrëveshjeje. Propozimi, i cili synon të plotësojë zbrazëtirën ligjore pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, i ka votat e nevojshme të shumicës, por kundërshtohet nga opozita. Për shkak të mungesës së mbështetjes për votimin me Badenter, në Kuvend kanë mbetur të bllokuara edhe ligji për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe disa ligje të tjera në fushën e arsimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button