Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.
Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.
Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.
Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.



