Presidenti turk uron Palestinën me rastin e 38-vjetorit të themelimit të saj

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Shtetin e Palestinës me rastin e 38-vjetorit të themelimit të tij, duke rikonfirmuar angazhimin e Turqisë për mbështetjen e çështjes palestineze dhe përkrahjen e krijimit të një shteti të pavarur palestinez, transmeton Anadolu.

“Urime Shtetit të Palestinës, mikut dhe vëllait tonë, me rastin e 38-vjetorit të themelimit të tij. U përcjell përshëndetjet dhe dashurinë time popullit heroik palestinez, i cili vazhdon rezistencën e tij dinjitoze kundër shtypjes dhe shtypësve”, tha Erdogan në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Si Turqi, theksoi presidenti Erdogan, do të vazhdojmë ta mbrojmë çështjen palestineze në mënyrën më të fuqishme të mundshme në çdo platformë dhe do të punojmë me vendosmëri për krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe territorialisht të pandërprerë të Palestinës, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit palestinez me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion, për ta ndihmuar atë të arrijë një të ardhme të lirë dhe të begatë”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button