Në aeroportin Ramon të Izraelit pezullohen ngritjet e avionëve pas një tërmeti

Ngritjet u pezulluan përkohësisht në aeroportin Ramon të Izraelit pasi një tërmet me magnitudë 4,5 ballë u regjistrua në zonën jugore Eilat, njoftoi të mërkurën transmetuesi publik izraelit KAN, transmeton Anadolu.
Banorët u udhëzuan të lëviznin në hapësira të hapura pas lëkundjes, tha transmetuesi.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme, sipas KAN.



