Edhe pak ditë afat! Nga 15 nëntori, gjobë 45 euro për mungesën e pajisjeve dimërore

Shoferët kanë edhe pak ditë kohë për t’i përgatitur automjetet për kushtet dimërore. Nga 15 nëntori hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, i cili do të zgjasë deri më 15 mars 2027.
* Gomat dimërore: në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.
* Gomat verore: me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, por me detyrim për të pasur zinxhirë bore me madhësi përkatëse.
Për shoferët që nuk e respektojnë këtë detyrim dhe nuk posedojnë pajisjet e përcaktuara dimërore, parashikohet gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denari.
Autoritetet rekomandojnë që shoferët të mos presin ditët e fundit, por të kontrollojnë me kohë gomat dhe pajisjet e nevojshme për qarkullim të sigurt gjatë sezonit dimëror.



