Nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu shtëpitë në Bit-Pazar, policia ende në vendngjarje

Në zjarrin që shpërtheu dje, në periudhën nga ora 17:20 deri në orën 20:20, në objektet e banimit – shtëpitë në Bit-Pazar, përkatësisht në rrugën “Nikola Martinovski”, numër 33, ndërhynë shtatë automjete zjarrfikëse dhe 23 zjarrfikës, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave.
“Dëmi material ende nuk është përcaktuar dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë të pranishëm zyrtarë policorë kujdestarë nga Stacioni Policor – Bit-Pazar”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.



