Gashi: Sipas perspektivës time, për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje!

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë në MTV 1.
Gashi i pyetur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai ka theksuar se ai është i bindur se do të kemi zgjedhje të rregullta, por sipas tij, për VLEN-in është më mirë që tash të ketë zgjedhje.
“ Unë jam i bindur që shkojmë në zgjedhje të rregullta, por sipas perspektivës time për VLEN-in do të ishte më mirë tash të ketë zgjedhje”, deklaroi Gashi.


