Rrëzimi i Vuçiçit në Serbi/Gashi: E shoh me sy pozitiv ndryshimin!

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë në MTV 1.
Gashi i pyetur për ndryshimet në Serbi, ka deklaruar se ai e sheh me sy pozitiv ndryshimin e pushtetit atje.
“ Më shumë do të thoja se në parim jam optimist kur studentët, të rinjtë, të përkrahur nga të gjithë qytetarët në një proces demokratik deklarohen për një ndryshim. Unë nuk do të paragjykoja dhe nuk shoh me dyshim. Në parim, secilin ndryshim e përjetoj si pozitiv. Diçka që ngel tek to të shohim se si do të veprojnë. Si do të janë politikat që do ti krijojnë?! Ato janë sfida të drejta, por parimisht e shoh pozitivisht ndryshimin”, deklaroi Gashi.


