Saranda Imeri Stafai: He more Ali Ahmeti! Sa e ke kullotur këtë popull për 22 vjet?!

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj Ali Ahmetit, duke e akuzuar për deklaratat dhe qëndrimet e tij lidhur me statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ajo thekson se shqiptarët janë përfshirë që në vitin 2004 në kategorinë e popujve që mbrohen nga Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Në reagimin e saj, Stafai shkruan:
“He more Ali Ahmeti!
Sa e ke kullotur këtë popull për 22 vjet?!
Në vitin 2004, Qeveria e Republikës së Maqedonisë depozitoi në Këshillin e Evropës një raport zyrtar, përmes së cilës shqiptarët u përfshinë shprehimisht në kategorinë e popujve që mbrohen nga Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Vonë jeni zgjuar nga gjumi!”



