Kolla e mirë, KSI kërkon që të shpallet epidemi në Shkup

Komisioni për Sëmundje Infektive ka kërkuar që të shpallet epidemi në Qytetin e Shkupit. Kjo pas mbledhjes në të cilën është konstatuar se tashmë janë regjistruar 14 raste me kollën e mirë.
Kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovskit në konferencën për media tha se përkundër se epidemia tingëllon ashpër, qëllimi është që institucionet më lehtë të mund të përballen me rrezikun që vjen nga kjo sëmundje.



