Në kulmin e protestave Rama i jep mbi 50 mijë m² pronë publike mikut të tij izraelit Ron Yeffet

Në kulmin e revoltës së studentëve, të cilët akuzojnë Edi Ramën për korrupsion masiv dhe ndarjen e pronave publike si plaçkë për njerëzit e tij të afërt, kryeministri i ka bërë një tjetër dhuratë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Më 22 tetor 2026, kompania ‘Advanced Arm Technology’ mori nën administrim ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik, një pronë publike me mbi 50 mijë metra katrorë truall.

Në mars 2025, qeveria ia kaloi pronën kompanisë shtetërore të armëve ‘Kayo’, e cila në nëntor të po atij viti krijoi me kompaninë private ‘Uno 18’, në pronësi të Yeffet, shoqërinë e përbashkët ‘Advanced Arm Technology’. Yeffet zotëron 80 për qind të aksioneve të saj, ndërsa aktiviteti përfshin prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Kreu i ‘Kayo’, Ard Veliu, nënshkroi marrëveshjen për dorëzimin e pronës në Rubik. Yeffet ka bashkëpunuar gjithashtu me ‘Kayo’ përmes kompanisë ‘Timak Defence’. Pak javë më parë, Arben Ahmetaj publikoi në ‘Syri TV’ audio-regjistrime ku Yeffet pretendohet se fliste për punë të pista të qeverisë Rama dhe trafik ndërkombëtar armësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button