Mbi 10,7 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, nga janari deri në shtator, në Shqipëri u regjistruan gjithsej 17.476.873 hyrje, prej të cilave 10.730.391 u përkisnin shtetasve të huaj.
Vetëm gjatë muajit shtator 2026 u regjistruan mbi 2 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i përgjithshëm i hyrjeve arriti në 2.024.320, nga të cilat 1.286.691 u përkisnin shtetasve të huaj dhe 737.629 shtetasve shqiptarë.
Krahasuar me shtatorin e vitit 2025, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 2,1 për qind, ndërsa ato të shtetasve shqiptarë me 4,5 për qind.
Ndërkohë, gjatë muajit shtator u regjistruan gjithsej 2.141.133 dalje nga territori i Shqipërisë, me një rritje prej 0,6 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Nga ky numër, 1.317.259 dalje u përkisnin shtetasve të huaj, duke shënuar një rënie prej 2,8 për qind, ndërsa 823.874 dalje u regjistruan nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 6,6 për qind.



