Daut Beqiri: Parandalimi i dhunës në shkolla kërkon bashkëpunim dhe masa konkrete

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Lokal për Preventiv, ku në fokus të diskutimeve ishte parandalimi i dhunës në shkolla dhe rritja e sigurisë për nxënësit.

Në takim, së bashku me përfaqësuesit e institucioneve dhe shkollave, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, identifikimin e rreziqeve dhe ndërmarrjen e masave konkrete për mbrojtjen e nxënësve.

Beqiri theksoi se komuna do të vazhdojë angazhimin në koordinim me të gjitha palët për të parandaluar dhunën dhe për të garantuar një mjedis më të sigurt për fëmijët.

„Si komunë, do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi dhe koordinim me të gjitha palët, sepse siguria e fëmijëve tanë është përgjegjësi e përbashkët”, deklaroi Beqiri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button