Sali takon kreun e KESE-së, në fokus përfshirja e qytetarëve në integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me kryetarin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), Séamus Boland, ku është diskutuar për përfshirjen e shoqërisë civile, punëdhënësve dhe sindikatave në procesin e integrimit evropian të vendit.

Sali theksoi se integrimi evropian duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, përmes mundësive më të mira për punësim, shërbimeve më cilësore dhe pjesëmarrjes më të madhe në vendimmarrje.

„Integrimi evropian duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në mundësi më të mira për punë, shërbime më cilësore dhe më shumë hapësirë për të ndikuar në vendimmarrje”, deklaroi Sali.

Gjatë takimit, ai veçoi edhe nismën që u mundëson përfaqësuesve të vendeve kandidate për anëtarësim në BE të kontribuojnë në punën këshillimore të KESE-së, duke u dhënë mundësi të marrin pjesë në diskutimet për politikat evropiane edhe para anëtarësimit.

Sipas Salit, pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e reformave është thelbësore për ndërtimin e besimit dhe për përgjigjen ndaj nevojave të tyre.

„Reformat fitojnë besimin e qytetarëve kur hartohen me pjesëmarrjen e tyre dhe u përgjigjen nevojave të tyre. Ky është integrimi evropian për të cilin angazhohemi”, theksoi zëvendëskryeministri i parë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button