Kryeparlamentari Gashi takon përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer, në fokus integrimi evropian dhe vlerat demokratike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar takim me Florian Feyerabend, zëvendësudhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në Fondacionin Konrad Adenauer, dhe Daniel Braun, përfaqësues i Fondacionit në vend.
Gjatë takimit janë shkëmbyer pikëpamje për zhvillimet dhe sfidat aktuale në vend, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e institucioneve demokratike.
„Takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale në vend, procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në mbështetje të vlerave demokratike dhe forcimit të institucioneve”, ka deklaruar Gashi.
Me rastin e takimit, kryeparlamentari e ka përgëzuar Fondacionin Konrad Adenauer për 150-vjetorin e themelimit. Ai gjithashtu ka falënderuar Daniel Braunin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve me Fondacionin.
„E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësova kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve me Fondacionin, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij profesionale”, ka theksuar Gashi.



