Më 25 tetor kalojmë në orën dimërore, do të flejmë një orë më shumë apo më pak?

Natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor 2026, fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa. Ndryshimi do të bëhet të dielën, në orën 3 pas mesnate, kur ora do të kthehet në 2. Me këtë përfundon periudha e orës verore, ndërsa regjimi dimëror do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2027.

Shumica e pajisjeve moderne, përfshirë telefonat celularë, kompjuterët dhe orët inteligjente, do ta përditësojnë automatikisht orën. Te orët e vjetra dhe pajisjet që nuk e mbështesin këtë funksion, ndryshimi do të duhet të bëhet manualisht.

Me kalimin në orën dimërore, mëngjeset do të jenë më të ndritshme, por dielli do të perëndojë një orë më herët sipas orës. Kjo mund të ndikojë në aktivitetet e përditshme dhe në shprehitë e gjumit, veçanërisht gjatë ditëve të para pas ndryshimit.

Edhe pse fitojmë një orë shtesë gjumë, përshtatja me orarin e ri te disa persona mund të shkaktojë përkohësisht lodhje, çrregullime të gjumit dhe vështirësi për të fjetur ose për t’u zgjuar.

Për një përshtatje më të lehtë, rekomandohet ruajtja e një orari të rregullt të gjumit, ekspozimi ndaj dritës natyrore gjatë ditës dhe shmangia e përdorimit të pajisjeve elektronike menjëherë para gjumit.

Ora dimërore do të jetë në fuqi deri të dielën, më 28 mars 2027, kur akrepat e orës do të zhvendosen sërish një orë përpara.

Sipas informacioneve të publikuara, datat e ndryshimit të orës janë përcaktuar me vendim të Qeverisë, të botuar në “Gazetën Zyrtare”, numri 58, më 19 mars 2026.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button