Dosja “Balluku” zgjerohet: SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kjo e fundit në dy raste. Gjithashtu, ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste. Hetimet për dosjen vijojnë, ndërsa komunikimi i akuzave nuk përbën një vendim fajësie.



