Dymbëdhjetë deputetë të Maqedonisë së Veriut vizitojnë Izraelin

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Delegacioni i deputetëve të Kuvendit ishte për vizitë në Izrael nga 11 deri më 16 tetor 2026.

Delegacioni kryesohet nga deputetja Rashella Mizrahi, kryetare e Grupit të Bashkëpunimit, dhe përfshin deputetët e mëposhtëm: Bekim Qoku, Boban Karapejovski, Zoranço Jovançev, Ilir Hasani, Jovan Jauleski, Katerina Dimitrovska, Malisha Stankoviq, Martin Stojanovski, Monika Zajkova, Petar Markov, Sllavjanka Petrovska dhe Toni Jarevski.

Programi filloi me takimin e Delegacionit me përfaqësuesit e Knesetit. Në takim u theksua bashkëpunimi i vazhdueshëm dypalësh midis dy vendeve. Përveç kësaj, u bisedua zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar dhe thellimi i bashkëpunimit në sektorët strategjikë për të dy vendet, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, bujqësisë, sigurisë, sipërmarrësisë, shkëmbimit kulturor dhe turizmit.

Delegacioni e vizitoi edhe Gjykatën Supreme të Izraelit ku u njoftua nga afër me punën e Gjykatës.

Delegacioni e vazhdoi vizitën e tij në Spitalin Klinik Hadasa dhe Hadasit – Qendrën e Inovacioneve për Mjekësi, ku u njoftuan me punën e qendrës mjekësore dhe modelin e veçantë që mundëson zhvillimin dhe inovacionin në pajisjet dhe teknikat mjekësore.

 

Në Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Jad Vashem, Delegacioni mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave, duke u bërë homazh viktimave të Holokaustit. Delegacioni vendosi gjithashtu kurorë në varret e Teodor Herclit, Jicak Rabinit dhe Shimon Peresit.

 

Delegacioni u takua me Teofilosin, Patriarkun e Patriarkanës Ortodokse Greke në Jerusalem. Në takim, deputeti Petar Markov falënderoi për pritjen, ndërsa Patriarku theksoi rëndësinë e fesë në zgjidhjen e konflikteve etnike.

Në Tel Aviv, Delegacioni e vizitoi Qendrën “Peres” për Paqe dhe Inovacione, ku mësoi rreth punës së tyre në fushën e inovacioneve teknologjike në fusha të ndryshme. Në Qendrën Mjekësore “Volfson” në Holon, Delegacioni mësoi rreth punës së departamentit të traumatologjisë dhe metodologjisë së tyre për menaxhimin e pacientëve.

 

Si pjesë e vizitës, Delegacioni pati mundësinë të njoftohet me punën e Drejtorisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit dhe impiantit të trajtimit dhe shkripëzimit të ujit “Mekorot”. Delegacioni e përfundoi vizitën me vizitë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button