Daut Beqiri: Asfaltohen pesë rrugë në Haraçinë, punimet vazhdojnë edhe në Orllancë e Grushinë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i pesë rrugëve në këtë komunë.
Sipas Beqirit, punimet kanë nisur në rrugën te Basria i Hoxhëve, rrugën te Qenan Haraçina dhe Liridon Bajrami, rrugën te Nexhmedin Jaija, rrugën që çon drejt Xhamisë “Rezistenca”, si dhe në Rrugën 11.
Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtyre punimeve, asfaltimi do të vazhdojë edhe në Orllancë, Grushinë dhe në Rrugën 10.
“Nuk ka të ndalur, vetëm punë për Haraçinën tonë”, ka shkruar Beqiri në njoftimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button