Polemika në Portugali: Cristiano Ronaldos i mjaftojnë 36 sekonda për të paguar gjobën

Ditën e hënë Federata Portugeze e Futbollit zyrtarizoi sanksionin për Cristiano Ronaldon që u largua pa leje nga grumbullimi i kombëtares gjatë pauzës për ndeshjet e Nations League.
Ronaldo u dënua me 1 muaj pezullim që do të shlyhet plotësisht përpara se trajneri Jorge Jesus të publikojë listën e të grumbulluarve për ndeshjet e muajit nëntor dhe kështu që ai do të mund ta përfshijë sërish atë në skuadër.
Po kështu ndaj 41 vjeçarit u vendos edhe masa e dënimit me gjobë prej 255 eurosh dhe në këtë pikë në Portugali kanë shpërthyer polemikat.
Sipas një përllogaritjeje të së përditshmes portugeze ‘A Bola’, duke marrë parasysh përfitimet e larta të Cristiano Ronaldo falë supërpagës që përfiton te Al Nassr, futbollistit i mjaftojnë vetëm…36 sekonda për të paguar gjobën prej 255 euro që përbën 0,00012% të pagës së tij vjetore që merr aktualisht.



