Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, realizohet premtimi për provimet profesionale në shqip

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se premtimi për zhvillimin e provimeve profesionale në gjuhën shqipe po realizohet. Ai theksoi se, përveç provimit të jurisprudencës, në gjuhën shqipe do të mund të mbahen të gjitha provimet profesionale.
“Ashtu siç premtuam, sot vjen lajmi i madh! Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të mbahen në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!
Po zgjidhim probleme që të tjerët i lanë pezull, edhe pse për 20 vjet ishin në pushtet.
Urime shqiptarëve!”, ka shkruar Sali.



