Përleshje në kazino në Gostivar: Klienti denoncon sulmin, punonjësi përfundon me lëndime të rënda

Një incident në një kazino në Gostivar ka përfunduar me lëndime të rënda për një punonjës 53-vjeçar, pasi një klient 40-vjeçar ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht prej tij.
Sipas denoncimit të bërë më 18 tetor, rreth orës 02:00, në një kazino në rrugën „JNA“, pas një debati verbal, punonjësi dyshohet se e ka nxjerrë klientin jashtë lokalit dhe më pas e ka sulmuar fizikisht.
Ndërkohë, nga Qendra Mjekësore në Gostivar ishte raportuar se punonjësi 53-vjeçar ishte pranuar me lëndime të rënda trupore. Për shkak të gjendjes së tij, rreth orës 03:00 ai u transportua me autoambulancë në klinikat „Nënë Tereza“ në Shkup. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.



