KSHZ: Në Bërvenicë, deri në orën 11:00 kanë votuar 9,11% e qytetarëve

Deri në ora njëmbëdhjetë e mëngjesit në Bërvenicë kanë votuar 1.480 persona, informon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Gjithsej 9,11%.
Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. 16.256 qytetarë kanë të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garojnë 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur.



