Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës

Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. Mbi 16 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garojnë 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur.
Dje, 17 tetor, Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve njoftoi se kanë votuar personat e burgosur, ata të sëmurë dhe të pafuqishëm.



