Gjenden drogë dhe para gjatë bastisjes në shtëpinë e një 53 vjeçari nga Velesi, policia e arreston

Dje, në orën 14:00, në Veles, zyrtarët policorë nga Sektori për Tregti të Paligjshme me Drogë pranë SPB-së Veles kanë privuar nga liria T.M. (53), nga Velesi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambiente të tjera, të kryer me urdhër gjykate nga Gjykata Themelore e Velesit, janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e bardhë në formë kokrrizash, para dhe një telefon.
Personi është dërguar në stacion policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.



