Kryediplomatët e vendeve të OBI-së takohen në Bagdad në sesionin e 52-të

Sesioni i 52-të i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka nisur në kryeqytetin irakian Bagdad.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut, ambasadori Hassanein Kamil, tha se takimi filloi pasi të gjitha delegacionet pjesëmarrëse mbërritën në kryeqytet.

Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut njoftoi se përgatitjet për takimin dyditor kishin përfunduar.

Gjatë takimit, Iraku pritet të marrë nga Türkiye presidencën e radhës të OBI-së.

Takimi, i cili mbahet nën temën “Dialogu dhe solidariteti: Dy shtylla thelbësore për promovimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, pritet t’i trajtojë sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, si dhe zhvillimet në zona të tjera të konfliktit në botën islame.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button