Bastisje në mbi 40 lokacione: U gjetën drogë, armë dhe para

Një aksion i madh policor po zhvillohet në më shumë se 40 lokacione në vend. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga mediat, gjatë kontrolleve janë gjetur drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale. Bastisjet po vazhdojnë prej dy ditësh.
Aksionin e koordinon Departamenti i Policisë Kriminalistike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me sektorët e punëve të brendshme dhe njësinë për qentë zyrtarë. Ekipet policore janë ende në terren. Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht hollësi të tjera për rastin.



