U përplas në tokë forcërisht dhe u dhunua brutalisht nga policia gjatë protestës/ “Dëmtim në kokë dhe humbje kujtese”, detaje nga gjendja shëndetësore e të riut

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që u dhunua nga efektivët e policisë gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit.

Një familjar ka treguar për gazetaren e “News24”, Kristina Belba, se i riu ka pësuar humbje të kujtesës, dëmtime në kafkë dhe dëmtime të shtyllës kurrizore.

Sipas familjarit, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur gradualisht të rikujtojë ngjarjet.

“Ka pasur humbje të kujtesës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore. Është jashtë rrezikut për jetën, tani sapo ka filluar të kujtojë. Ka dëmtim të kafkës, por çdo gjë është e rikuperueshme. Edhe shtylla kurrizore është e rikuperueshme”, bëhet me dije në komunikimin me familjarin.

Gjendja e të riut mbetet në vëmendje pas ngjarjes së raportuar gjatë protestës studentore në Tiranë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button