Zekerija Berisha fton qytetarët në festivalin “Ritmi i Çarshisë”

Koordinatori i këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festivalit “Ritmi i Çarshisë”, i organizuar nga Qyteti i Shkupit.

Festivali do të mbahet më 17 tetor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Suli An, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Berisha ka theksuar se aktiviteti synon të kremtojë trashëgiminë kulturore dhe traditën që e bëjnë Çarshinë e Vjetër të veçantë.

“Ta gjallërojmë së bashku zemrën e Shkupit!”, thuhet në ftesën e tij drejtuar qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button