BE-ja vlerëson miratimin e ligjit që lehtëson rrugën e Kosovës drejt integrimit financiar evropian

Bashkimi Evropian (BE) e ka quajtur hap përpara miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave i cili u miratua këtë javë në Kuvendin e Kosovës, transmeton Anadolu.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel e quajti lajm të mirë këtë vendim, i cili, siç tha ai, “e çon vendin drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA)”.

Schuebel konsideroi se ky hap i rëndësishëm po ashtu e integron Kosovën gradualisht në Tregun e Përbashkët të BE-së.

“Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka thënë Schuebel.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Miratimi i këtij ligji, është pjesë e veprimeve që Kosova duhet të ndërmarrë në procesin drejt Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

SEPA është një iniciativë që mundëson kryerjen e pagesave dhe transfertave bankare në euro ndërmjet vendeve pjesëmarrëse sipas kushteve të harmonizuara. Anëtarësimi në këtë zonë synon të ulë kostot dhe kohën e realizimit të transfertave ndërkufitare, duke lehtësuar transaksionet financiare për qytetarët dhe bizneset.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button