Arrestohet 20-vjeçari nga Kavadari, policia i gjen marihuanë

Mbrëmë, në orën 23:45, në Kavadar, zyrtarët policorë të ekipit mobil “Task Force” pranë Njësisë së Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria 20-vjeçarin S.J. nga ky qytet.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se i riu është arrestuar pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.



