Gashi në Romë takohet me homologun holandez, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Romë është takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Holandës, Thom van Campen, me të cilin ka diskutuar forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gashi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes holandeze në procesin e reformave dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendit.

“Theksova përkushtimin tonë në procesin e integrimit europian, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit me Holandën, si një partner i rëndësishëm në mbështetjen e reformave dhe avancimin e perspektivës europiane të vendit tonë”, ka deklaruar Gashi.

Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe zhvillimit të iniciativave konkrete me interes të përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button