Afrim Gashi takon homologun turk në Romë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim bilateral me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë.
Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë riafirmuar miqësinë tradicionale ndërmjet dy vendeve dhe kanë diskutuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.
“Në kuadër të Konferencës Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve në Romë, zhvillova takim bilateral me z. Numan Kurtulmuş, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.
Gjatë takimit riafirmuam miqësinë tradicionale ndërmjet dy vendeve tona dhe diskutuam mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.
Vlerësova partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke shprehur përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të tij në frymën e besimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Gashi.



