Rrëzohet një avion i vogël në SHBA, humbin jetën 6 persona përfshirë një fëmijë

Gjashtë persona në bordin e një avioni të vogël humbën jetën pasi avioni u rrëzua në shtetin amerikan Wisconsin, thanë autoritetet, transmeton Anadolu.
Përplasja ndodhi rreth orës 21:31 me orën lokale të martën në qytetin e Dellona, që ndodhet gati 64.4 kilometra në veriperëndim të Madisonit, kryeqyteti i Wisconsinit.
Zyra e Sherifit të Qarkut Sauk bëri të ditur se në aksident humbën jetën pesë të rritur dhe një fëmijë. Identitetet e personave të përfshirë nuk u bënë të ditura menjëherë.
Fillimisht nuk janë raportuar dëme në struktura apo lëndime të personave në terren.
Zyrtarët nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të ndihmojnë autoritetet lokale në hetimin e rrëzimit.



