595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e një veture zbulohen në Bllacë

Gati 600 unaza argjendi janë zbuluar gjatë një kontrolli doganor në pikën kufitare të Bllacës, pasi ishin fshehur nën ulëset e një veture me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore.
Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur gjithsej 595 unaza, me peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh.
Bizhuteritë janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit do të ndërmerren procedurat përkatëse.
Nga Drejtoria theksojnë se shkelja është regjistruar nga kamerat trupore të zyrtarëve doganorë.



