Jakup Huseini takon Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë: Gratë kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunës

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka zhvilluar një takim me Forumin e Gruas së VLEN-it, ku është diskutuar për rolin e grave në jetën publike, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe kontributin e tyre në zhvillimin e komunës.

Në takim ishte e pranishme edhe zv.ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, si dhe deputetet Merita Koxhaxhiku, Imerlije Saliu dhe Saranda Imeri Stafai. Pjesëmarrëse ishte edhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Huseini theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse dhe në adresimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

“Gratë janë forcë, zë dhe kontribut i pazëvendësueshëm në zhvillimin e Bërvenicës. Angazhimi i tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje është i rëndësishëm për të ndërtuar një komunë me më shumë mundësi për të gjithë”, deklaroi Huseini.

Ai shtoi se Bërvenica ka nevojë për energjinë, dijen dhe pjesëmarrjen aktive të grave në çdo proces zhvillimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button