Trump: Edhe Putin, edhe Zelenskyy “duan t’i japin fund” luftës, por “nuk dinë si të arrijnë aty”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duan t’i japin fund luftës së vazhdueshme, por nuk dinë si të arrijnë deri te kjo pikë, raporton Anadolu.

I pyetur se çfarë e bën të besojë se Putin dëshiron t’i japë fund luftës më shumë se Zelenskyy, Trump u tha gazetarëve: “Ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime janë marrëveshjet. Mendoj se Putin dëshiron, ndoshta”.

“Të dy duan që kjo të përfundojë dhe nuk dinë si të arrijnë deri te kjo pikë. Mes tyre ka shumë urrejtje”, tha ai para se të nisej për një vizitë në kuadër të fushatës në Alaskë.

“Ne do t’i çojmë deri aty”, tha ai.

Trump mohoi gjithashtu se SHBA-ja e ka ndërprerë ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.

“Jo, nuk e kemi bërë këtë. Ne i ndihmojmë, por në të vërtetë po i ndihmojmë të arrijnë një zgjidhje përfundimtare”, tha ai.

“Ne po i ndihmojmë dhe po ndajmë informacione të inteligjencës me ta”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button