Trajneri i Galatasaray: Ndaj Barcelonës me besim, edhe pse janë favoritë

Tekniku i Galatasaray, doli në konferencë para takimit ndaj Barcelonës në Champions.
“Mund të themi se Barcelona është aktualisht skuadra më në formë në botë dhe të gjithë do t’i konsiderojnë favoritë për këtë ndeshje, por ata do të përballen edhe me një Galatasaray që ka shumë besim”.
“Ne jemi Galatasaray dhe luajmë në fushën tonë! Prandaj, pavarësisht sistemit që përdorim, duhet të jemi agresivë ndaj tyre. Kundër Barcelonës nuk do të mbrohemi vetëm, por do të sulmojmë”.



