Arrestohet 29-vjeçari në Zhelinë, në veturë iu gjetën dru pa dokumentacion

Një 29-vjeçar nga fshati Strimnicë është privuar nga liria të hënën në mbrëmje në fshatin Zhelinë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.
Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit të automjetit të tipit „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, në bagazh janë gjetur dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës, si dhe një sharrë motorike.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe drutë, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj 29-vjeçarit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button