Kryeparlamentari Gashi dhe zv/kryeministri Bekim Sali së bashku takojnë aktivistët në Kumanovë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, kanë zhvilluar një takim me aktivistë dhe bashkëpartiakë në Kumanovë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku të pranishmit ndanë biseda për zhvillimet aktuale dhe çështjet me interes të përbashkët.
Përmes një publikimi, Bekim Sali e cilësoi takimin si një mundësi për biseda të sinqerta dhe për forcimin e bashkëpunimit mes aktivistëve dhe bashkëpartiakëve.
“Vazhdojmë me angazhim dhe përkushtim, gjithmonë pranë njëri-tjetrit!”, thuhet në mesazhin e tij pas takimit në Kumanovë.



