Një person humb jetën në Ohër, përmbyset kanoeja 200 metra larg bregut

Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja që ka drejtuar është përmbysur.
Sipas MPB-së, rasti është paraqitur më 10 tetor në ora 18:30, në Stacionin Policor nga ku 57 vjeçari A.N ka humbur jetën.
Menjëherë pas denoncimit, në vend janë dërguar zyrtarët policorë dhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë, kurse nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e 57 vjeçarit.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.



