Jakup Huseini dhe zv.ministri i Bujqësisë në vizitë te blegtori me 900 krerë dele në Gurguricë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, bashkë me zëvendësministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, kanë vizituar blegtorin Shaban Nuhija dhe dy djemtë e tij, Nexhbedinin dhe Kujtimin, në bjeshkët e Gurguricës.

Familja Nuhija mbarështon 900 krerë dele dhe ka një fermë të certifikuar për prodhim organik, duke ruajtur traditën e blegtorisë dhe duke kontribuar në prodhimin vendas.

Gjatë vizitës, Huseini ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së fermerëve dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Komunën e Bërvenicës.

„Blegtoria, bujqësia dhe prodhimi vendas kanë nevojë për mbështetje konkrete, që puna e fermerëve të shpërblehet dhe tradita të vazhdojë edhe te brezat e rinj“, ka shkruar Huseini.

Ai ka shtuar se zhvillimi i komunës nënkupton edhe përkrahjen e familjeve që punojnë dhe prodhojnë, me qëllim që të rinjtë të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendlindje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button