Kasami në përurimin e çerdhes “Foleja”: Kur pushteti qendror dhe lokal bashkëpunojnë, rezultatet janë konkrete

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në përurimin e çerdhes “Foleja” në Përshefcë, duke përgëzuar kryetarin e Komunës së Tearcës, Daut Memishi, për realizimin e projektit.
“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në përurimin e çerdhes “Foleja” në Përshefcë!
Ky është një projekt konkret që u shërben drejtpërdrejt fëmijëve dhe familjeve të kësaj komune. Përgëzoj Kryetarin Daut Memishi për punën, përkushtimin dhe angazhimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm!
Kur pushteti qendror dhe ai lokal bashkëpunojnë, rezultatet janë konkrete dhe përfitojnë qytetarët. Kjo është qeverisja e VLEN-it, pranë komunave, pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre!”, ka shkruar Kasami.



