Hapet çerdhja “Foleja” në Përshefcë, Memishi: Investojmë në të ardhmen e Tearcës

Fëmijët e Komunës së Tearcës kanë nisur një etapë të re me hapjen e çerdhes “Foleja” në Përshefcë.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar ambientet e çerdhes në ditën e parë të funksionimit, ku është takuar me fëmijët që nisën qëndrimin në hapësirat e reja.

“Sot, për herë të parë, fëmijët e Komunës së Tearcës nisën një rrugëtim të ri në çerdhen ‘Foleja’”, ka deklaruar Memishi.

Ai tha se hapësira e re është krijuar për kujdesin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e investimeve në këtë fushë.

“Për ne, buzëqeshja dhe lumturia e fëmijëve janë motivimi më i madh për të punuar edhe më shumë”, u shpreh kryetari i Tearcës.

Sipas Memishit, çerdhja “Foleja” në Përshefcë përfaqëson një tjetër investim në të ardhmen e komunitetit.

“‘Foleja’ në Përshefcë është një tjetër dëshmi se kur investojmë tek fëmijët, investojmë në të ardhmen e Tearcës”, deklaroi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button