Bekim Sali takon përfaqësuesin e UNODC-së: Diskutojnë sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka zhvilluar takim me Danilo Rizzin, përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), me të cilin ka diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit, parandalimin e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Në takimin me z. Danilo Rizzi, përfaqësues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), diskutuam për bashkëpunimin në forcimin e sundimit të ligjit, parandalimin e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Institucionet e përgjegjshme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësorë për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt dhe për të rritur besimin e qytetarëve.
Mbështetja dhe ekspertiza e UNODC-së janë të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave që mbështesin rrugëtimin tonë evropian”, ka shkruar Sali.



